Nga Shqipëria / E Diel 17 Nëntor 2019, 23:11

Fifi rikthehet në 'Kënga Magjike', bën namin me këngën e re

Pas suksesit që pati vitin e kaluar me këngën "Psikopatja jote", në bashkëpunim me MC Kreshën, Fifi është rikthyer këtë vit në "Kënga Magjike", por këtë herë solo.

"Marova", mban titullin kënga me të cilën Fifi konkurron në festival, një këngë tekstin e të cilës ka shkruar vetë këngëtarja.

Kënga është pëlqyer shumë dhe vetëm pak kohë pas publikimit në Youtube ka arritur mijëra shikime ndërsa komentuesit e cilësojnë si këngën fituese të këtij edicioni. Ndiqeni performancën e Fifit në videon e mëposhtme.