Nga Shqipëria / E Diel 17 Nëntor 2019, 22:10

Më në fund: Eranda Libohova flet për partnerin dhe fustanin e bardhë

Eranda Libohova mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por përpos pjesës profesionale, publiku ka pasur gjithnjë kuriozitet edhe për jetën private. Këtë të fundit Eranda e ka ruajtur hermetike, deri sa sot e ftuar në "E diell", më në fund foli edhe për partnerin edhe për fustanin e bardhë.

"E famshme je, emrin e ke krijuar, punon dhe fiton të ardhura, çfarë kërkon tek një mashkull ti?", e pyeti Ervini.

"Njeriun e mirë pra", u përgjigj Eranda. "A ka momente që fantazon për fustanin e nusërisë?", e pyeti Fjoralba.

"Unë kam martuar kaq shumë njerëz sa nuk kam kohë të fantazoj për martesën. Megjithatë fustani i nusërisë do doja të ishte i thjeshtë, i ngushtë edhe këmbët deri diku jashtë", u përgjigj Eranda.