Nga Shqipëria / E Diel 17 Nëntor 2019, 21:09

Defekt në sistemin e vaditjes, tifozët bëhen qull në stadiumin e ri

Një defekt ka ndodhur me sistemin e vaditjes së stadiumit të ri "Air Albania". Pak minuta para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, janë hapur dy vaditëse uji të cilat kanë lagur tifozët. 

Vaditëset duhet të lagnin fushën, mirëpo kanë pësuar një defekt dhe  janë kthyer drejt shkallëve të stadiumit.

Kështu tifozët që gjendeshin në tribunën pas porte janë bërë qull. Ndiqni videon nga "joq.al".

sistemi lages on Vidnews.