Nga Shqipëria / E Diel 17 Nëntor 2019, 19:07

U filmuan duke u puthur, zbulohet identiteti i të dashurit biznesmen të Genta Ismajlit

Më në fund është mësuar arsyeja e udhëtimeve të shpeshta në Turqi të Genta Ismajlit. Këngëtarja jo vetëm po punon atje për një projekt të ri muzikor, por edhe sepse partneri i saj është pikërisht nga Turqia.

"Prive.al" ka mësuar se ai quhet Husen dhe është biznesmen. Husen jeton mes Turqisë dhe Zvicrës ku ka bizneset e tij.

Lidhja e tyre fillimisht u mësua kur në media qarkulloi një video teksa çifti shfaqeshin duke u puthur.

Ndërsa së fundmi ata bënë daljen e parë publike gjatë një mbrëmjeje.