Muajin e kaluar Granit Xhaka u bë baba për herë të parë dhe në jetë erdhi një vogëlushe të cilën çifti e pagëzoi me emrin Ayana. Pas Granitit, edhe i vëllai i tij, Taulanti do bëhet baba. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti me një foto në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur të partneres, Arbnorës.

Arbnora shfaqet duke mbajtur edhe dy çorape në të cilat shkruhet: "E dua mamin dhe babin".

Taulanti ende nuk e ka zbuluar gjinine e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Kujtojmë që futbollisti i propozoi Arbnorës për martesë në qershor.






