Nga Shqipëria / E Diel 17 Nëntor 2019, 18:06

Pas shumë vitesh Xhemi heq dorë nga flokët bjond dhe bëhet brune

Xhemi Shehu po bën shpesh ndryshime me pamjen kohët e fundit. Pasi i preu baluket, një model i ri flokësh që i shkon shumë, tani Xhemi është kthyer në brune.

Moderatorja ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet brune, ngjyrë të cilën Xhemi i ka pasur flokët shumë vite më parë, në fillim të karrierës.

Xhemi sot

Dhe duhet thënë se moderatorja nuk ka ndryshuar fare që nga ajo kohë.

Xhemi dikur

Xhemi ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit e madje disa prej tyre i shkruajnë se ajo duket më bukur brune. Ju si mendoni?