Ka ndodhur shpesh që në showbizin shqiptar dy personazhe të njohur të dalin kushërinj dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Fifin. Mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", Fifi ka zbuluar fillimisht se është kushëri me Ermal Fejzullahun.

"A e di ti që e kam kushëri Ermalin?", e pyeti Fifi Luanën e cila u habit dhe nuk e besoi. Mirëpo Ermali e konfirmoi se ata janë kushërinj të largët.

Më vonë Fifi zbuloi se është kushëri edhe me Mozzikun. Kur u pyet pse e mbështeti Loredanën në skandalin që bëri bujë, Fifi u shpreh se atë e kishte nusen e shtëpisë.

"E kam të Mozzikut, e kemi si nuse shtëpie. Ça të bëj unë aq i vogël është Ferizaj", u shpreh Fifi.





