Nga Shqipëria / E Diel 17 Nëntor 2019, 14:02

4 muaj pas ndarjes nga Stresi, Keisi merr unazën me diamant

Në korrik bëri bujë lajmi se Stresi është ndarë nga e fejuara e tij, Keisi. Çifti fillimisht preferuan të mos prononcoheshin për ndarjen, por më vonë e konfirmuan atë. Keisi u rikthye në SHBA, aty ku jeton e vepron prej vitesh ndërsa Stresi vazhdoi me karrierën e tij muzikore duke realizuar disa hite të reja.

Gjatë kësaj kohe, Keisi ka tërhequr shumë vëmendjen me postimet e saj në Instagram dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi pasi bukuroshja ka treguar një unazë diamanti.

Keisi shkruan se këtë unazë ia ka bërë dhuratë vetes. "Diamantët janë shokët më të mirë të një femre. Unë jam romantike e vetes", shkruan Keisi.