Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Nëntor 2019, 18:06

Thanë se është lidhur me Mark Frrokun, flet Rudina Dembacaj

Pas lajmit të bujshëm të ndarjes, moderatorja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj sot ishte sërish në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmeve se ajo është në një lidhje me ish-deputetin, Mark Frrokun.

Për këto thashethemeve, Rudina ka folur për herë të parë e kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare". "Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje", ka thënë Rudina.

Kujtojmë që pak ditë më parë Rudina konfirmoi ndarjen nga Aleksi duke u shprehur se ka qenë një periudhë e vështirë. E ftuar në "Wake up", aktorja u shpreh se ajo dhe Aleksi vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin dhe përkushtim maksimal ndaj vajzës së tyre.

"Kam filluar një proçes divorci që në muajin mars. Por unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria dhe sigurisht jemi të dedikuar ndaj vajzës. Kemi respekt ndaj njëri-tjetrit. Është e vërtetë që po divorcohem. Projektet e mia janë shoqëruar me shumë trazime shpirtërore, me shumë vuajtje sepse nuk është e thjeshtë. Kam patur shumë ankth, stres, por kam zgjedhur të impenjohem më shumë në punë që ta kaloj këtë periudhë", tregoi Rudina.