Këngëtarja e njohur e rangut botëror, Jennifer Lopez, në muajin Mars lajmëroi fejesën me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez. Ai i propozoi në Bahamas me një unazë diamanti që mori vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, i ftuar në emisionin “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”, Alex ka zbuluar detaje rreth martesës, që pritet të zhvillohet së shpejti. Ai ka treguar se ende nuk e kanë zgjedhur vendin por po mendojnë të organizojnë diçka private.

Në dasmën e tyre do të ketë më pak se 100 të ftuar pasi dyshja nuk duan ta bëjnë shumë publike. Të ftuar do të jenë vetëm miqtë e ngushtë dhe familjarët. Ndonëse data nuk është cakuar ende, festimet kanë nisur.












