Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Nëntor 2019, 17:05

Së shpejti do bëhet nënë, aktorja e dashur për shqiptarët tregon barkun e rrumbullakosur

Aktorja e famshme nga "Ditari i princeshës", film të cilin me siguri e keni parë të gjithë, Anne Hathaway është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë aktorja në muajin korrik ndërsa sot ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Anne ka pasur ditëlindjen dhe me anë të një fotoje ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe dhuratat ka falenderuar fansat.

"Ndjej kaq shumë dashuri këtë javë të ditëlindjes. Dua të falenderoj të gjithë për lulet, librat, çokollatat, kartolinat, kristalet dhe të gjithë të mirat e tjera dhe më e rëndësishmja dua të falenderoj Zotin që i kam flokët kaq mirë. Jam mirënjohëse", shkruan Anne.

Hathaway është e martuar me aktorin Adam Shulman dhe kanë një djalë, Jonathan.