Dyshja e njohur e Showbizit Pete Davisdon dhe Kaia Gerber që prej ditësh janë përfolur për një lidhje të mundshme mes tyre. Gjithçka filloi kur Pete u pa teksa dilte nga shtëpia e modeles.

Pas këtyre aludimeve, çifti e ka konfirmuar lidhjen e tyre. Ato kanë filluar të shfaqen haptazi në publik dhe janë fotografuar disa herë të kapur përdore, duke mos iu interesuar se mos i shihte njeri.

Ato janë parë në New York duke shëtitur së bashku si dy të dashuruar. Lidhja e tyre ka hasur kritika pasi modelja është e vogël në moshë e megjithatë kjo nuk përbën problem për dyshen.









