Seriali "Çukur" është tashmë ndër më të ndjekurit në TV Klan dhe personazhet e tij janë shumë të njohur. Erxhan Kesal, aktori i cili luan rolin e Baba Idrisit, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe pasditen e djeshme dha një intervistë ekskluzive për emisionin "Rudina".

Aktori tregoi se nuk ka mbaruar për aktrim, por u bë pjesë e kinemasë kur bashkëshortja ia këshilloi. Baba Idrizi zbuloi edhe shumë të pathëna nga seriali dhe xhirimet e tij.

"Seriali xhirohet në një lagje të vërtetë, ndodhet në Stamboll dhe është një lagje shumë e vjetër. Rrugët, dyqanet janë të vërteta. Mendoj se meritën kryesore në këtë sukses e ka regjisori dhe skenaristi. Është një punë e vështirë sepse serialet janë shumë të gjata dhe çdo javë mundohemi të arrijmë atë që kemi vënë qëllim vetes", u shpreh aktori.

Erxhan Kesaj zbuloi gjithashtu se në sezonin e tretë, Baba Idrisi nuk do jetë më.






