Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Nëntor 2019, 10:10

Zbulohet i dashuri i Genta Ismajlit, publikohet video e këngëtares duke u puthur

Genta Ismajli ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave nga ana profesionale pasi këngëtarja po realizon dy projekte, bashkëpunim me një këngëtar turk e një tjetër me këngëtar afrikan. Mirëpo edhe nga jeta private e Gentës paska të reja.

Këngëtarja e cila pjesën private ka ditur që për vite të tëra ta mbajë shumë mirë larg publikut, qenka në një lidhje dashurie.

"Prive.al" ka publikuar një video ku Genta shfaqet teksa shkëmben puthje me partnerin.

Identiteti i tij nuk dihet, por çifti duken shumë të lumtur bashkë.