Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe aktorja Olta Daku, njihen për miqësinë e tyre disavjeçare. Dyshja publikojnë shpesh momente pranë njëra-tjetrës në rrjete sociale, duke treguar se janë të pandara.

Këtë mbrëmje, Olta dhe Jonida kanë darkuar së bashku dhe këtë e ka zbuluar moderatorja me anë të disa postimeve të bëra në Instagram. Ajo ka publikuar një video ku Olta shihet duke e ushqyer.

'Daku thotë: Nuk bëra fëmijë, bëra Jonidën', ka shkruar Jonida krahas videos.







