Këtë të premte, Arian Çani e nisi emisionin 'Zonë e lirë' duke dhënë një lajm të rëndësishëm. Ai bëri të ditur se 'Sofia', Xheni Brahaj, është larguar nga programi.

Pasi dha lajmin, Çani e falenderoi publikisht për bashkëpunimin. Po ashtu ai njoftoi se ka hapur audicionet për Sofinë e rradhës.

Shkaku i largimit të saj nuk është bërë i ditur por është e mundur të zbulohet në vazhdim. Vajza që do e zëvendësojë do përzgjidhet shumë shpejt nga audicionet.





