Nga Shqipëria / E Premte 15 Nëntor 2019, 19:07

Dueti më i ëmbël: Besi flet për bashkëpunimin e tij me Xhensilën

Bes Kallaku, aktori i njohur i humorit, ishte këtë të premte i ftuar të ‘Rudina’. Ai ka folur kryesisht për realizimin e filmit të tij të parë, të titulluar ‘Falco’ dhe për detaje të tjera nga jeta private, ku qendra e saj është padyshim Xhensila dhe Ajka.

Besi ka folur për duetin e tij të shumë përfolur me Xhensilën dhe ai ka pranuar në studio se dueti i tyre më i madh është vetë Ajka. “E kemi bo duetin e kemi quajtur Ajka. Gjëja më e bukur që unë dhe Xhensila kemi bërë”, është shprehur aktori.

Dyshja janë shumë të lidhur pas vogëlushes së tyre dhe kanë treguar se janë shumë prindër të përgjeshëm. Ato publikojnë shpesh momente pranë saj në rrjete sociale, duke treguar se e ëmbla iu ka ndryshuar jetën.