Nga Shqipëria / E Premte 15 Nëntor 2019, 18:06

‘Më është dashur të rri larg familjes’, Bes Kallaku flet për sakrificat e filmit ‘Falco’

Aktori i mirënjohur i humorit Bes Kallaku, për rreth dy vite e gjysmë, ka punuar për realizimin e filmit të tij të parë ‘Falco’, i cili do të publikohet me datë 20 Nëntor. Filmi për aktorin ka qenë një ëndërr e madhe, realizimi i së cilës padyshim i ka kërkuar shumë mund dhe sakrifica.

Më e madhja sakrificë që Besit i është dashur të bëjë, është qëndrimi larg familjes. “Unë dhe Xhensila jemi të dy kritikët më të mirë të njëri-tjetrit. Xhensila më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme se ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse për dy muajt e xhirimeve. Është strapacuar se nuk ka pasur ndihmë, unë isha 12-14 orë në xhirime”, është shprehur aktori.

Ai po ashtu ka treguar një situatë konkrete me të bijën Ajka, e cila e ka prekur vërtetë shumë. “Një ditë xhirimet i kisha në 10:00 dhe u zgjova në 9:00 e thashë do rri gjysmë ore me vajzën, por ajo kishte dalë nga liqeni. Janë segmente në jetë që prindërit duhet të bëjnë sakrificë. Unë u përfshiva në këtë projekt se dua të krenoj familjen time dhe doja të bëja diçka që është prodhuar rrallë në Shqipëri”, ka treguar Besi.