Në stadiumin e ri të qytetit “Arena Kombëtare”, këtë të dielë do të mbahet ndeshja e parë. Po ashtu do të ketë dhe performanca live nga artistë të njohur shqiptarë.

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje me Francën e cila është aktualisht kampione e botës. Spektakli është organizuar nga Ardit Gjebrea dhe së fundmi ‘Anabel’ ka zbuluar emrat që do të marrin pjesë në përurimin e stadiumit.

Era Istrefi do të hapë spektaklin me këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”. Pas saj Flori Mumajesi do të vijë me këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, që do të këndohet nga Aurela Gaçe. Më pas në rradhë, Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj do ta mbyllë Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.









