Nga Shqipëria / E Premte 15 Nëntor 2019, 15:03

Mijëra komente/ Fansat i kërkuan të rikthejë 'Dimëroj', përgjigjet Ardit Gjebrea

Prej dy ditësh profili i Instagramit të Ardit Gjebreas ishte mbushur me mijëra komente nga fansat që i kërkonin të rikthejë këngën "Dimëroj". Edhe pse kanë kaluar shumë vite kjo këngë vazhdon të pëlqehet shumë nga publiku.

Nismën e ka marrë një fanse e Arditit e cila nëpërmjet faqjes së saj "Paniknedisko", u ka kërkuar ndjekësve të komentojnë "Rikthe Dimëroj" dhe më në fund ka marrë edhe përgjigjen e Arditit.

"Nuk më pëlqen t'i rikthehem këngëve të shkuara, por sidoqoftë ke meritë sepse më bëre të mendoj", i ka shkruar Arditi fanses. Më pas moderatori ka treguar se lajmin e mori vesh nga një kolegu i tij i cili gjithashtu i kishte shkruar "Rikthe dimëroj".

Në fund Arditi ka premtuar se do e mendojë rikthimin e kësaj kënge, por i duhet pak kohë.