Nga Shqipëria / E Premte 15 Nëntor 2019, 11:11

'Zogu ma i mirë prej krejtve'/ 6 vite pas publikimit, dalin prapaskenat: Tuna ra në pishinë

Kanë kaluar 6 vite nga publikimi i një prej këngëve më të dëgjuara shqiptare, "Fenix", nga Tuna dhe Cozman. Ishte pikërisht refreni "Zogu ma i mirë prej krejtve", që e bëri shumë të famshme këtë këngë që vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite. 

Për pamjen e Tunës në këtë videoklip është kujdesur stilisti i njohur Niko Komani i cili i ftuar në emisionin "Vizioni i Pasdites", ka zbuluar prapaskenat.

"Ka dalë dhe ka dalë super hit, zogu.  E gjithë atmosfera ka qenë e elektrizuar jo personalisht . Unë kam qenë me Tunën mundohesha ta qetësoja. Ka qenë gjithë atmosfera e elektrizuar  dhe ai u bë hit. Janë prerë skena sepse Tuna ra në pishinë, skena që u prishen dhe menduam që nuk do dilnin kurrë, dhe aq skena sa mbajtën ajo u bë hit", tregoi Niko.