Me siguri të gjithë e mbani mend serialin "Shtëpiake të dëshpëruara" që dikur na mbërthente para ekranit në pritje të zhvillimit të ngjarjeve misterioze. Në vëmendje të serialit ishte 5 gra, Jasemin, Nermin, Elif, Zelish dhe Emel. Jeni kuriozë të dini çfarë ka ndodhur me aktoret në jetën reale pas kaq vitesh? "Xing.al" ju zbulon ç'ka ndodhur me Jaseminin, Nerminin, Elifin, Zelishin dhe Emelin me informacionet e mëposhtme.

Songul Oden e cila luante rolin e "Jaseminit" së fundmi ka prerë flokët shkurt fare dhe i ka habitur fansat me pamjen e re. Aktorja 40-vjeçare përfundoi xhirimet e një seriali e nuk e ka bërë ende të ditur nëse do të rikthehet me ndonjë serial të ri.

E pyetur në një intervistë të fundit për jetën private, Songul ka pranuar se është në një lidhje, por nuk e ka zbuluar personin që i ka marrë zemrën, bën të ditur Xing.al.

Bennu Yildirimlar e njohur si "Nermin" aktualisht luan në një prej serialeve më të ndjekur në Turqi. Aktorja 49-vjeçare është e martuar dhe nënë e një vajze.

Ndërsa Ceyda Duvenci e njohur si "Elif" është përqëndruar tek familja e saj dhe dy fëmijët.

Aktorja vazhdon të luajë në filma dhe projekti i saj i fundit është një shfaqje teatrale me bashkëshortin e saj i cili është gjithashtu aktor, transmeton Xing.al.

Evrim Solmaz e njohur si "Zelish" pas disa vitesh larg ekranit, u rikthye këtë vit me një serial të ri, por ky serial përfundoi shpejt.

Aktorja gjatë kësaj kohe larg ekranit ka kaluar kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës.

Ozge Ozder e njohur si "Emeli" është martuar dhe po shijon jetën bashkëshortore. Ajo është martuar me këngëtarin turk Sinan Guleryuz./Xing.al








