Nga Shqipëria / E Enjte 14 Nëntor 2019, 17:05

E ëma feston ditëlindjen, Granit Xhaka i bën urimin më të ndjerë

Për futbollistin e njohur Granit Xhaka sot është një ditë shumë e rëndësishme. E ëma e tij feston ditëlindjen dhe ai nuk kishte si të mos e uronte me fjalët më të bukura.

Tani që është bërë baba, me ardhjen në jetë të Ayanës, Graniti e ka kuptuar më së miri shprehjen ‘Do e kuptosh kur të jesh prind vetë’.

Më shumë se kurrë, futbollisti e ka kuptuar gjithë dashurinë e pakushtëzuar që një nënë ose një baba i dhuron fëmijës, pa pritur asgjë si shkëmbim.

Graniti ka publikuar një foto me të ëmën në rrjete sociale dhe ka shkruar për të një urim që padyshim i ka prekur zemrat e të gjithëve. “Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time", ka shkruar ai.