Nga Shqipëria / E Enjte 14 Nëntor 2019, 17:05

Hiti i vitit: Noizy, Mozzik dhe Getinjo bëhen bashkë

Marrëdhënia mes reperëve të njohur Mozzik dhe Noizy, ka pasur një nisje jo shumë të këndshme. Dyshja e kanë thumbuar shpesh njëri-tjetrin në të shkuarën ama sot duket se gjërat mes tyre janë rregulluar.

Këtë e ka treguar menaxheri dhe miku i tyre, Tomas Kuçi. Pëmes disa përgjigjeve që ai iu ka kthyer fansave në Instastory, ai ka zbuluar se ekziston mundësia që Mozzik dhe Noizy të vijnë me një bashkëpunim, për më tepër mund t’iu bashkohet dhe Getinjo.

‘Noizy dhe Mozzik, a mundet me ndodh, jep mendimin tënd?’, i ka shkruar një ndjekës, ndëkohë që Tomasi e ka konfirmuar. Një tjetër i ka shkruar ‘Noizy dhe Getinjo, do ndodhë?’ dhe menaxheri ka treguar se një bashkëpunim i tillë është i mundur, por mund të përfshijë dhe Mozzikun. “Pse jo?! Ka mundësi sidomos 3 në 1 Noizy, Mozzik, Getinjo”, është shprehur ai.