Dihet tashmë që prej kohësh Roberti nuk i ka marrëdhëniet e mira me kunatën, Tunën dhe deklaratat që ka bërë për të, shpeshherë kanë bërë bujë e janë komentuar shumë.

Mirëpo edhe pse me Tunën nuk shkon mirë, kjo nuk ka ndikuar në raportin e Robertit me vëllain, Patrisin. I ftuar në "Glamour Zone", Roberti tregoi se me Patrisin vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë.

"Gjithmonë marrëdhënia jonë ka qenë shumë mirë, çdo gjë është në rregull. Patrisi është në Amerikë dhe kur shkova ia bëra surprizë dhe u gëzua shumë. Patrisi është 9 vite më i ri se unë dhe unë e kam rritur. Unë jam marrë më shumë me të sesa prindërit e mi. Për gojët e liga, unë dhe Patrisi nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi kurrë asnjë problem. Ajo ka qenë një mosmarrëveshje dhe nuk bëhem pishma. Të gjithë e dinë sa i drejtë jam unë", u shpreh Roberti.

Këngëtari shtoi se ai nuk vazhdon të flasë me Tunën. "As nuk kemi nevojë të flasim fare", tha Roberti.






