Nga Shqipëria / E Enjte 14 Nëntor 2019, 12:12

3 muaj pas ndarjes, Roberti dhe Nora rikthehen të jetojnë bashkë

Tre muaj më parë Robert Berisha me anë të një postimi në rrjete sociale deklaroi ndarjen nga Nora Istrefi, një ndarje që u shoqërua me shumë bujë e komente të shumta. Në intervistat e tij të fundit Roberti po flet për një rikthim me Norën e kështu ka deklaruar edhe mbrëmë në emisionin "Glamour Zone".

"Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Por siç tha edhe ti, mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s'je", u shpreh Roberti.

I pyetur se me kë jeton, këngëtari bëri deklaratën e papritur kur tha se ndonjëherë jeton me Norën dhe vajzën e tyre e ndonjëherë vetëm.

"Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër. kështu që, pak aty, e pak aty! Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renees", u shpreh Roberti.