Nga Shqipëria / E Enjte 14 Nëntor 2019, 12:12

E vendosur në siklet, Hygerta Sako nuk e fsheh më lidhjen e re

Hygerta Sako mbetet një nga moderatoret më të bukura të ekrani e që gjithmonë tërheq vëmendjen në çdo paraqitje. Nuk kanë munguar edhe rastet kur Hygerta është komentuar shumë edhe për jetën private.

Muajin e kaluar u përfol se Hygerta është në një lidhje dashurie dhe kjo u zbulua nga ndryshimi që moderatorja i bëri statusit të saj në Facebook duke shkruar 'në një marrëdhënie'. 

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Glamour Zone", kur moderatorja e pyeti nëse është në një lidhje, Hygerta u vendos në siklet dhe nisi të qeshte.

Reagimi i saj u mor nga moderatorja Ester Bylyku, si një konfirmim për lidhjen e saj ndërsa Hygerta për asnjë moment nuk kundërshtoi.