Nga Shqipëria / E Enjte 14 Nëntor 2019, 10:10

E bija dëshiron të bëjë buzët, doktoresha e VIP-ave tregon pse nuk e ka lejuar

Mbrëmjen e djeshme në "Soiree" u fol për bukurinë dhe sa ndikon ajo në karrierë. E ftuar ishte edhe Lida Hoxha, e njohur si Doktoresha e VIP-ave. E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu, nëse e bija i ka kërkuar të bëjë buzët, Lida tregoi se ka ndodhur, por ajo i ka thënë 'jo'.

"I kam thënë jo sepse nuk kishte nevojë. Kur unë i them jo vajzës sime Arlit, unë kam kthyer me dhjetëra vajza në këtë mënyrë të cilat nuk kishin nevojë që t’i bënin buzët. I kishin buzët e plota. Edhe vajza ime s'kishte nevojë, tha doktoresha.

Kur u pyet nëse vajza do i kërkonte të zmadhonte gjoksin, Lida u përgjigj: "Nëse do kishte nevojë, pse jo, sepse nuk ka efekt anësor. Por ajo nuk ka nevojë në këtë moment".