Nga Shqipëria / E Enjte 14 Nëntor 2019, 10:10

Iva Tiço flet për historitë e dashurisë: Ish-at e kanë problem që s'ju kam përmendur emrat

Gazetarja Iva Tiço ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Soiree", ku foli foli për librin e saj të ri "Për vete", në të cilin ka rrëfime që çdo vajzë beqare mund të gjente veten.

E pyetur moderatorja Jonida Shehu nëse ky libër mban histori personale të saj në lidhje me ish të dashurit, Iva e ka pohuar dhe ka thënë se ata e dinë.

Jonida Shehu: -Ka histori ish-ash të tut?

Iva Tiço: - Ka.

Jonida Shehu: - E dinë ata?

Iva Tiço: - Sigurisht.

Jonida Shehu: - Ke patur debate?

Iva Tiço: - Jo fare përkundrazi.

Jonida Shehu: - E kanë pëlqyer këtë mënyrë?

Iva Tiço: -Absolutisht po. Vetëm mund të kenë një problem që pse nuk i kam përmendur me emër .

Jonida Shehu: - Kanë dashur të jenë me emër?

Iva Tiço - Po patjetër

Jonida Shehu: - Është emancipuar Tirana