Nga Shqipëria / E Enjte 14 Nëntor 2019, 09:09

'Kërkojnë numrin e telefonit', spikerja e lajmeve tregon çfarë i ndodh në studio me të ftuarit

Spikerja e njohur e lajmeve, Anjola Hamzaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Jonida Shehut "Soiree", ku ka folur për temën e cila e kishte të bënte me bukurinë dhe a ka ndikuar ajo në karrierë.

Gjatë emisionit Anjola tregoi se pas intervistave që u ka bërë të ftuarve në studio, ka pasur personazhe që i kanë kërkuar numrin e telefonit. 

"Sa nga të ftuarit e tu në studion e lajmeve të kanë ngacmuar, të kanë kërkuar numrin e telefonit pasi kanë mbaruar intervistën?", e pyeti Jonida.

"Shumë. Të nga cmojnë, nuk të gënjej, por shohin edhe se si komportohesh gjatë intervistës", u përgjigj Anjola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on