Enca e ka gati hitin e ri për të cilin ka punuar gjithë këtë kohë. Pas hitit "Jealous", këngëtarja po vjen me një tjetër këngë ritmike që do mbajë titullin "Mwah".

Me anë të një postimi në Instastory Enca ka zbuluar se kënga do publikohet të premten.

Pak ditë më parë me anë të fotove në Instagram, Enca ka treguar edhe sesi do shfaqet në klip.

Këngëtarja shfaqet e veshur me lejla dhe printe zebër, këpucë të larta të bardha e flokët e lëshuar.







