Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Nëntor 2019, 21:09

Njerka e saj nuk e donte, por ja si sillet Angela Martini me vajzën e të shoqit

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu. Ajo ka folur rreth librit të saj të parë “Dashuri, shpresë, dritë” dhe ka rrëfyer para të gjithëve historinë e vështirë të jetës së saj.

Angela ka treguar se kur ishte në moshë të vogël njerka e saj sillej keq me të dhe nuk e donte. Për muaj të tërë nuk e ka lejuar të flasë as me nënën e saj. Modelja e ka krahasuar historinë vetjake me atë të Borëbardhës. E ftuar në ‘Soiree’ moderatorja Shehu i ka drejtuar një pyetje të tillë: “Gjëja me e çuditshme per ty ne raportin qe babai yt kishte me gruan e tij tjetër apo me njerkën siç e quan ti, është fakti që ai e besonte dhe e dëgjonte për të gjitha. Tani që je grua dhe ke një burrë në krahë, e kupton pak pse burrat i dëgjojnë gjithmonë gratë dhe ke filluar në një farë mënyre ta justifikosh pak babanë?”.

“Po, por dhe burri im ka vajzë… Jam munduar që të mos kem sjelljen e njerkës sime me vajzën e burrit se e kam nga eksperienca. Burri nuk më kishte besuar kurrë për të gjitha këto gjëra edhe e le vajzën të rrijë tek nëna, sepse është vajzë dhe ka më shumë nevojë për nënën”, ka treguar Angela në studio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E ka keqtrajtuar njerka, por Angela Martini tregon në @soiree_topchannel se si sillet ajo me vajzën e bashkëshortit të saj. @topchannelalbania

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on