Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Nëntor 2019, 20:08

'U çuam prej gjumit dhe thamë 'A martohemi?', Angela Martini flet për martesën me miliarderin

Në dhjetor të dy viteve më parë modelja shqiptare Angela Martini u kurorëzua në martesë me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Çifti vendosi ta kurorëzonte dashurinë e tyre me një ceremoni në Las Vegas, ku Angela u shfaq me fustan të zi.

E ftuar sot në emisionin "Rudina", Angela tregoi se ata nuk kishin biseduar kurrë më parë për martesë, por një ditë u zgjuan dhe vendosën të martoheshin.

"Kjo zgjedhje ishte sepse ne kemi vendos në të njëjtën ditë me u martuar. S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi”? Ishim duke shkuar në Las Vegas. Është bërë tamam procedurë, por në Las Vegas ka më shumë shpejtësi. Burri im dhe unë nuk jemi shumë tradicionalë. Ne mendojmë se njerëzit bëjnë martesa të mëdha, por kjo nuk do të thotë dashuri e fortë. Ne kemi dashur të bëjmë diçka speciale dhe burri im ka thënë “kur shoh nuse nuk më pëlqen asnjë”. Thashë me vete, ça jam duke bërë duke u martuar me këtë. Tha: Unë e dua nusen që të jetë seksi edhe kur të vijnë tek unë t’i them ok që jam gati për këtë martesë", tha Angela. Modelja së fundmi ka publikuar librin e saj të parë me titull "Dashuri, shpresë, dritë".