Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Nëntor 2019, 19:07

Ekskluzive: Nuk ndalet '2 gisht mjaltë', pushton kinematë e Amerikës

"2 gisht mjaltë", doli në kinema në mars të këtij viti dhe theu rekord brenda 24 orësh me shitje shumë të mëdha të biletave. Rekordi vazhdoi për ditë tëra dhe ky film kaloi edhe kufijtë shqiptarë duke pushtuar kinematë e Europës.

"Xing.al" ka mësuar se "2 gisht mjaltë" tani do të dalë edhe në SHBA e të gjithë ata që jetojnë atje e mezi prisnin ta shihnin filmin, do të kenë tani mundësinë.

"2 gisht mjaltë" do të dalë në kinematë e New York-ut dhe Bostonit më 6 dhjetor.

Rolet kryesore i luajnë producenti, aktori e moderatori Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata.