Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, ka dhënë së fundmi lajmin më të bukur për fansat e saj. Që nga Gjermania, ajo po punon për projektin më të ri muzikor, që pritet të jetë një sukses i vërtetë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Elvana, përmes një videoje të publikuar në profilin e saj të Instagramit. Në videon në fjalë ajo shihet në studion e producentit shumë të njohur, Nikolaos Giannulidis, i lindur në Gjermani por me origjinë greke.

Nikolaos ka punuar për artistët VIP, si Chris Brown, B.O.B., Tyrese, Tyga, Pitbull e tani dhe me këngëtaren tonë shqiptare.






