Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Nëntor 2019, 17:05

Shtoi disa kile të mira për t’u përshtatur me rolin, zbulohet në ç’film do e shikojmë Sarpin

Çagatay Ulusoy, i njohur nga të gjithë kryesisht si ‘Sarpi’, është kthyer në një ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku. Së fundmi ai u vu në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një ndryshimi drastik të bërë në pamje.

Para disa ditësh u publikua një foto gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri dhe dukej qartë që Sarpi ka shtuar disa kile të mira.

Mediat turke shkruajtën se ndryshimi i tij i ka shokuar fansat të cilën mezi e kanë njohur. Gjithësesi u bë e ditur se shkak për ‘transformimin’ është përshtatja me rolin në filmin e tij më të ri.

Ky film ka të bëjë me një mundës shumë të njohur në Turqi. Ai quhej Koca Yusuf dhe ka jetuar gjatë periudhës  1857-1898. Sarp nuk e ka konsideruar shumë të vështirë përshtatjen madje nuk e ka aspak problem shtimin në peshë.