Këngëtarja e njohur Rona Nishliu në muajin Korrik, u bë nënë për herë të parë me një vajzë të cilës i vendosi emrin e veçantë Noa. Lajmin e bukur ajo e dha vetëm një javë pas lindjes, teksa publikoi një foto ku shihej me të bijën në krahë.

Që nga Korriku e deri më tani, Rona është treguar shumë e rezervuar duke u munduar ta mbajë vogëlushen larg mediave dhe publikut dhe ia ka arritur. Ajo ende nuk e ka zbuluar portretin e Noas së vogël e megjithatë së fundmi ka publikuar një video shumë të ëmbël pranë saj.

Në videon në fjalë ajo shihet duke luajtur me të bijën e cila qesh në momentin që i flet Rona. “Kjo është lumturia e jetës sime 3.5 muajshe dhe ajo është melodia ime më e mirë. Të dua”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.










