Reperi Fero ka vendosur të bëjë disa dhurata për fansat e tij e më saktësisht për ata që kanë plotësuar kushtet që reperi kishte parashtruar.

Fillimisht Fero tha se do i bëjë dhurata tre fituesve e më pas vendosi të surprizojë edhe dy fansa të tjerë.

"I kam zgedh deri tani 3 fitues t'Spotify, t'Youtubes, edhe 2 fitues tjere kane met me u zgedh sot. Me vone dal me ja u ble secilit ka 1 dhurate. Dërgomëni foto ku e keni shpernda muziken e re “Jom rrit” edhe qe e keni bere Like/Follow/ Subscribe Stotifyn YouTuben tem per mi zgjedh edhe 2 fitues tjere", shkruan Fero.

Më pas reperi ka postuar një video ku shfaqet duke blerë në dyqanin e një marke të njohur veshjesh.

Tek dhuratat që ka blerë Fero ka vendosur edhe firmën e tij dhe ka njoftuar se kur të nxjerrë këngën e re do shpallë 10 fitues.






