Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Nëntor 2019, 13:01

Pak muaj pas dasmës, këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të parë?

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli në prill të këtij viti u martua me një dasmë madhështore e cila u komentua shumë. Gresa tërhoqi të gjithë vëmendjen me fustanet që ndërroi gjatë dasmës ku të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit.

Disa muaj pas dasmës, Gresa kohët e fundit po përflitej se është shtatzënë. Fansat kanë dyshuar pasi në fotot e reja këngëtarja shfaqej me barkun paksa të fryrë.

E pyetur nga fansat nëse është shtatzënë, Gresa ka treguar se thjesht ka shtuar pak kile.

"Jo s’jam, veç jam trash pak hahaha", është përgjigjur këngëtarja.