Një shkrim i gazetares Mira Kazhani për protestën e Astirit, ka shkaktuar debat mes saj dhe aktorit Jul Deda. Mira shprehej se protesta e Astirit nuk pati mbështetje si protesta e studentëve vitin e kaluar.

"Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi", shkruan gazetarja.

Jul Deda ka reaguar për këtë shkrim me një status në rrjete sociale ku shkruante: "Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah".

Ditën e sotme Mira i ka kthyer përgjigje Julit duke e publikuar statusin e tij në Instastory e duke shkruar: "I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka".






