Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Nëntor 2019, 09:09

Historia e dhimbshme e Angela Martinit, si njerka e keqtrajtonte dhe e largoi nga nëna prej vitesh

Modelja shqiptare Angela Martini ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Opinion" për të folur mbi librin e saj të parë "Dashuri, shpresë, dritë". Gjatë intervistës, Angela rrëfeu raportin e vështirë me njerkën dhe sesi ajo nuk e ka lejuar të takonte nënën.

"Ishte si historia e Borëbardhës. Ajo nuk më donte mua, isha 10 vjeç në atë kohë. Ajo mashtronte, shpikte. Babai nuk më besonte. E mbajta sekret derisa derisa u bëra 18 vjeçe që i tregova nënës time. Gjithçka e mbaja brenda vetes. Deri sot nuk kam kaluar gjë më të vështirë në jetën time. Nuk kisha dashurinë që isha mësuar. Nuk shkova në shkollë për nëntë muaj. Gjermanishten e mësova në shtëpi me fjalor. Qëndrova nëntë muaj e mbyllur në shtëpi. Nuk flisja me mamin në telefon", tregoi Angela.

Modelja rrëfeu se nuk mund ta takonte të ëmën sepse njerka i kishte vënë vizën e kuqe për të shkuar në Zvicër. Mirëpo e ëma e gjeti mundësinë falë vëllait të një nxënëseje që jetonte në Zvicër. 

"Mami ka pasur një nxënëse dhe ia kishte shpjeguar situatën. Nxënësja i kishte thënë që kam një vëlla që jetonte në Zvicër. Ai i tha që do të përpiqej ta ndihmonte. Vëllai njihte dikë që ishte zvicerian, të cilit i propozuan t’i gjenin një grua në Shqipëri. Ai thonte jo sepse s’e besonte dot që një grua të martohej me një burrë që nuk e ka parë kurrë. Ata i treguan historinë e nënës sime dhe ai tha: Do ta ndihmoj një nënë të bashkohet me vajzën. Mami mori letrat, por i thanë në ambasadë që njerka ime e kishte bllokuar kalimin e saj në Zvicër. Burri zvicerian tha se ajo ishte e fejuara e tij dhe erdhi në Zvicër. Më pas, u dashuruan me shikim të parë", tregoi Angela.