Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 21:09

'Boll o kafshë', Bleona ngatërrohet gjatë xhirimeve të filmit dhe na shkriu së qeshuri

Ditën e sotme aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, bëri të ditur se filmi "Falco" për të cilin ka punuar rreth dy vite e gjysmë, do të dalë me datë 20 Nëntor në kinema. Filmi është një pasqyrim i realitetit shqiptar por i trajtuar në mënyrë komike.

Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë aktorë shumë të njohur nga Showbizi, mes të cilëve mund të përmendim Bleona Qeretin. Disa minuta më parë Besi ka publikuar një video të shkëputur nga xhirimet e filmit, në të cilën këngëtarja ngatërrohet gjatë citimit të fjalëve dhe pastaj thotë "boll o kafshë".

Videot e publikuara vazhdimisht nga Besi, bëjnë që në rradhët e publikut të rritet sa më shumë kureshtja dhe të gjithë mezi po presin ta shikojnë të realizuar në kinema filmin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

O kafsh ð???ð???ð???ð??? @bleona #falcothemovie @falco_themovie ð??ð??¥ð??¥ð??¥ Nga 20 Nentori ne Kinema.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on