Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 20:08

Atmosfera e festave të fundvitit: Tuna dhe Patrisi arredojnë shtëpinë

Këngëtarja e njohur Tuna së bashku me vogëlushin Tian, janë larguar drejt SHBA-së për të jetuar si familje së bashku me Patris Berishën. Në shtëpinë e tyre ka filluar të ndihet atmosfera e festave të fundvitit, ndonëse jemi në javët e para të Nëntorit.

Përmes disa postimeve të bëra në Instastory, Tuna ka zbuluar se e kanë arreduar shtëpinë për festa duke fotografuar dekorin që kanë zgjedhur. Shtëpia është mbushur plot me zbukurime Krishtlindjesh dhe Tian shihet shumë i lumtur teksa i shikon.

Atmosferës që është krijuar, i është bashkëngjitur dhe kënga e preferuar e Tunës, kënduar nga Armend Rexhepagiqi.