Moderatorja e njohur Einxhel Shkira u largua nga programi ‘E diell’ dy javë pas fillimit të tij. Ajo dha si arsye mungesën e përshtatjes me rubrikën që drejtonte, rubrikën ‘Beauty’.

Pas largimit Einxhel lajmëroi se së shpejti do e shohim sërish në ekran me një emision tjetër duke mos zbuluar më shumë detaje. Vetëm së fundmi është bërë e ditur që moderatorja do të drejtojë një emision sportiv. Bëhet fjalë për emisionin “Pressing”.

Einxhel do t’i bashkohet Gerti Çarçanit çdo të hënë dhe të enjte, në orën 22:00. Lajmi është dhënë nga “ABC Neës” me anë të një videoje ku shfaqet moderatorja, e cila mes të tjerash thotë: “Duke folur për gjithçka që është emocionuese në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.”





