Francesco Totti, futbollisti i famshëm i skuadrës së Romës dhe i Kombëtares së Italisë, ka plot 25 vite që i ka dedikuar jetën sportit. Ai ka zhvilluar 786 ndeshje dhe ka shënuar 307 gola.

Pas një suksesi të tillë në fushën e futbollit, Francescon do e shikojmë dhe si aktor. Aktori do të jetë protagonist në dy seriale të cilat i dedikohet atij vetë dhe karrierës së tij.

Serialet do të titullohen ‘Mbrëmë si kapiten” dhe “Një kapiten”. Secili ndër to do të ketë nga 6 episode me një sekuencë kohore prej 60 minutash.





