Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 16:04

Bes Kallaku zbulon kur do të dalë në kinema filmi 'Falco'

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku për rreth dy vite e gjysmë ka punuar për realizimin e filmit 'Falco'. Filmi ka një kast shumë të njohur aktorësh nga Showbizi dhe tematika është një pasqyrim i realitetit shqiptar, sjellë në mënyrën më komike.

Ditën e sotme Besi ka zbuluar se "Falco" do të dalë në kinema me datë 20 Nëntor dhe biletat kanë filluar të shiten.

"Gati per muskuj barku", shkruan Besi krah njoftimit për datën e filmit.

Publiku dhe sidomos fansat e aktorit mezi po presin ta shikojnë filmin, i cili pritet të pëlqehet shumë.