Vetëm pak javë pasi kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani, Fero dhe Arbenita i dhanë fund lidhjes së tyre që prej gati një viti ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Ndarjen e ka konfirmuar edhe vetë Fero ditën e sotme kur u pyet nga fansat. "A mund ta di a je nda prej bashkëshortes?", e pyeti fansi dhe Fero u përgjigj: "Pooo".

I pyetur gabimi i kujt ishte që u ndanë, Fero tregoi se ishte gabimi i tij.

Kujtojmë që pak ditë më parë Fero u fotografua me një vajzë.

Ndërsa Arbenita duket se nuk po e përjeton keq ndarjen pasi vazhdimisht poston foto ku shfaqet në super formë dhe e buzëqeshur.








