Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 13:01

Kishim kohë pa e parë, sa shumë qenka rritur vajza e Stines (Video)

Stine është jo vetëm një artist i suksesshëm e që ka sjellë gjithnjë hite në tregun muzikor shqiptar, por edhe një baba i përkushtuar ndaj vajzës së tij Estia.

Këngëtari preferon të mos publikojë shpesh foto apo video të Estias në rrjete sociale që t'i ruajë asaj privatësinë, mirëpo sot halla e vogëlushes e ka 'thyer' këtë rregull.

Alida Duka ka postuar një video krah Estias dhe shihet se ajo është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.

Estia ka sot ditëlindjen dhe Alida e uron: "Gëzuar ditëlindjen adrenalina e familjes tonë. Estia të dua".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alida Duka (@alida_duka) on

Kujtojmë që vogëlushja është fryt i dashurisë së Stines me Gracielën.

Çifti u ndanë vitin e kaluar me mirëkuptim.