Përpos suksesit në muzikë me hite që dëgjohen kudo e kanë miliona shikime, Dafina Zeqiri njihet edhe për stilin e veçantë të të veshur e në çdo videoklip sjell një trend të ri.

Së fundmi këngëtarja ka vendosur të ndajë me fansat në Instagram një pjesë të garderobës së saj, aty ku ndodhen këpucët. Duke qenë tip sportiv, Dafina mban më së shumti atlete dhe siç shihet nga pamjet, ato janë të markave të ndryshme.

"Asnjëherë mjaftueshëm atlete. Por një femër bose ka nevojë për çizme dhe taka", shkruan Dafina.

Ndërsa në një video tjetër këngëtarja shkruan se duhet të nisë pastrimin e garderobës.








