Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 12:12

E tha më në fund, Loredana: Mozzik është burri im dhe kjo nuk ndryshon

Mozzik dhe Loredana duket se po shkojnë drejt pajtimit pas ndarjes së bujshme. Përveç faktit që dyshja kanë nisur të komunikojnë më shpesh, tani nuk po i kursejnë as deklaratat publike. Mbrëmjen e djeshme në emisionin "NIN", Mozzik la të kuptohej se Loredana është e pazëvendësueshme duke u shprehur se me të do bashkëpunonte gjithmonë.

Menjëherë reagoi edhe reperja e cila postoi në Instastory një video duke dëgjuar këngën "Dhelpër dinake", që thuhet se Mozzik ia dedikoi asaj.

Ndërsa në një intervistë për radion gjermane "SRF", Loredana u shpreh se Mozzik mbetet bashkëshorti i saj dhe kjo nuk do ndryshojë duke lënë edhe të kuptohet se në të ardhmen mund të kemi një bashkim.

"Kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime. Ne e kemi trajtuar njëri-tjetrin me respekt dhe do vazhdojmë kështu se kemi një vajzë bashkë. Gjatë kohës që kemi qenë bashkë, ishim shumë të afërt, prandaj do mbetemi miq. Ne shkojmë mirë dhe nuk jemi ndarë në mënyrë të keqe, faleminderit Zotit", tha Loredana.